As “koronavirusi” nuk i shkëput nga punët e përditshme banorët e Krutjes në Lushnje, pavarësisht rrezikut

schedule16:22 - 21 Mars, 2020

schedule 16:22 - 21 Mars, 2020

Edhe pse koronavirusi ka paralizuar jetën në qytet, në fshat situata duket pak më ndryshe. ABC News ishte në familjen Çela në Krutje të Lushnjes të cilët merren me kultivimin e domates ne sera dhe me blegtori.

E zonja e shtëpise Afërdita na tregon për punët e përditshmërisë së saj, ku shumicën e kohës e kalon në serrën e domateve.

“I kemi mjellë që me 15 shkurt dhe tashmë për tre muaj presin që të dali. Çdo ditë vijmë pranë serës dhe i bëjmë shërbimin e nevojshëm”, tha Afërdita.

Zonja 50-vjeçare e cila jeton bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj tregon se çdo lloj investimi e bëjnë me forcat e veta, pasi nuk marrin asnjë mbështetje apo subvencion edhe në raste rreziku.

Përveç serrës, ajo që u sjell të ardhura familjes Çela është edhe një lopë, qumështin e të cilës e shesin tek fabrikat e përpunimit kundrejt një çmimi tepër të lirë.

Nëse bashkëmoshatarët e zonjës Aferdita e kalojnë kohen ne shtepi sidomos ne kete periudhe te virusit CoVid-19, ajo ben edhe pune te cilat jane te renda per grate.

“Kosis vetë pasi nuk ka kush të punojë do të punojmë nuk rrihet kot”.

Por si po e perjetojne banoret e fshatit Krutje e Poshtme situaten e koronavirusit?

“Dalim nga e keqja dhe e frikë. Jemi larg njëri tjetrit. Dhe kur e pimë kafen me kunatat jemi larg njëra tjetrës”, shprehet banorja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!