Transferimet me parametra zero dihej që do të ishin në modë këtë periudhë, për shkak të krizës financiare që ka përfshirë futbollin dhe çdo sektor të ekonomisë prej pandemisë COVID-19.
Lionel Messi ishte goditja e madhe e PSG këtë verë, ndërkohë që verën e ardhshme sipas AS po programohet transferimi i Cristiano Ronaldos.
Shumë tifozë e kanë ëndërruar që një ditë dy futbollistët më të mirë të viteve të fundit të luanin në një skuadër.
Ronaldos i përfundon kontrata me Juventusin më 30 qershor 2022 dhe te PSG e shikojnë si pasuesin e Kylian Mbappe, i cili deri më tani nuk ka pranuar të rinovojë dhe Real Madrid me gjasa do të jetë klubi i tij i ri. /abcnews.al