Kryesia e Lulzim Bashës, e mbledhur në orën 19:00 ende vijon, me diskutime teknike për ndryshimet që do të ndodhin në statutin e PD-së.
Pikëpyetja së cilit këtë mbrëmje pritej t’i jepej fund, nëse PD e Lulzim Bashës do të marrë pjesë në garën e Kukësit apo jo ende, ende nuk ka përgjigje.
Ndërkohë kanë qenë disa prej deputetëve të PD-së, që kanë deklaruar se vendimmarrja do i lihet vetë degës së PD-së së Kukësit, nëse do të nxjerr kandidat apo jo, në një garë që deri më tani është Albert Halilaj, nga Partia Socialiste dhe Emri Vata nga Foltorja.
Dega e PD-së ka kërkuar që të kishte konsensus për një emër të përbashkët të të dyja grupeve, gjë që nuk u arrit.
Kjo mbledhje e Bashës u bojkotua nga grupi i Gazment Bardhit. Në të marrin pjesë vetëm 19 anëtarë, 5 janë online./abcnews.al