Real Madrid duket se po e rimerr veten nga sezoni i kaluar. Që nga mbërritja e Zidane, loja e ekipit është rritur shumë dhe rezultatet nuk kanë munguar. Drejtuesit madrilenë kërkojnë t’i bëjnë një dhuratë francezit madje që në merkaton e janarit.
Presidenti Perez i ofron teknikut francez dy opsione. Christian Eriksen i Tottenham dhe Fabian Ruiz i Napolit, siç raporton Eduardo Inda. Kryeredaktori i ‘Diario’ në Spanjë, e thekson se Zidane ka një tjetër synim.
Përpos opsioneve të klubit trajneri Zidane ka vetëm një emër. Bëhet fjalë për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba. Ylli i kombëtares së Francës ka kohë që e kërkon largimin nga ‘djajtë e kuq’, pasi kërkon një eksperiencë të re. Takimi mes Pogba dhe Zidane në Dubai para pak kohësh i shtoi edhe më shumë zërat për një trasferim të francezit në Madrid. /abcnews.al