Në fillim të Marsit, Elita Rudi dhe Gjiko u bekuan me një vajzë. Çifti i famshëm mirëpriti fëmijën e tyre të dytë, duke e bërë Zërin një vëlla të madh. Menjëherë pas lindjes, Elita zbuloi portretin dhe emrin e veçantë të vogëlushes, Bota.
Gjatë kësaj periudhe, ata nuk kanë kursyer për asnjë moment në rrjete sociale momentet e ëmbla me të voglën e tyre. Së fundmi, moderatorja ka shuar kuriozitetin e fansave se kujt i ngjan vogëlushja, nëpërmjet një postimi që ka bërë në Instagram.
Ajo ka publikuar një foto të nënës së saj duke mbajtur në krah Botën, ku vihet re ngjashmëria e madhe që ka me të. /abcnews.al