As Elia nuk i shpëton dot emocioneve të borës, ndan momentin e ëmbël me Princeshën e vogël Geraldinë

schedule19:08 - 14 Shkurt, 2021

schedule 19:08 - 14 Shkurt, 2021

Dita e sotme ka qenë vërtetë e bukur për të gjithë banorët e kryeqytetit, pasi si rrallëherë ata u zgjuan në një vend të zbardhur nga dëbora.

Lumturia ka bërë që qytetarët të dalin në natyrë dhe të shijojnë momente të këndshme. Një çasti të tillë nuk i ka shpëtuar as Princeshë Elia Zaharia me nënën e saj, aktoren Yllka Mujo.

Ato janë argëtuar të dyja, ku nuk kanë nguruar që këtë emocion t’ja përcjellin edhe vogëlushen Geraldinë.

Ka qenë vetë Elia që ka publikuar disa foto në Instagram, ku në njërën prej tyre shkruan: ”Dhe perderisa Geraldina nuk dilte dot në borën e saj të parë…bora erdhi tek ajo”.l.k/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!