Arvizu në Opinion: Në Shqipëri sa më shumë gjëra di, aq më pak kupton

schedule12:10 - 28 Nëntor, 2018

schedule 12:10 - 28 Nëntor, 2018

Kthehet me dëshirë në vendin ku shërbeu si ambasador për 5 nga 36 vitet e karrierës së tij diplomatike. Aleksandër Arvizu vjen për herë të parë si qytetar i thjeshtë amerikan në vendin që i ka lënë jo pak mbresa dhe ku ndeshi jo pak vështirësi gjatë punës së tij.

Arvizu: Disa gjëra kanë ndryshuar. Mendoj që shumë gjëra kanë mbetur njësoj.

Fevziu: Mendoj se e vetmja gjë që nuk ndryshon në këtë vend është durimi për politikanët dhe zënkat midis politikanëve.

Arvizu: Mendoj se kjo është e vërtetë. Duket se ka ende mjaft përplasje midis politikanëve për çështjet e qytetarëve dhe këto krijojnë probleme.

Arvizu tregon se përpiqet të ndjekë zhvillimet e Shqipërisë edhe nga Uashingtoni i largët, me gjithë problemet e shqipes së tij, por sërish ka vështirësi pasi:

Arvizu: Shqipëria është një nga ato vendet ku mund të them se sa më shumë gjëra di, aq më pak kupton.

Duke kujtuar fillimet e misionit te tij si ambasador i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu veçon muajt e parë të 2011.

“Që të jem i sinqertë, nëse kthej kokën nga e shkuara, kur u zgjodh Basha si kryetar bashkie, ky ishte fillimi i fundit për PD-në. Kjo duhej të ishte pika kulminante për PD-në. Rama dhe socialistët nuk ishin në një gjendje të mirë. Mbaj mend teksa flisja me të dy palët. Në fillim i thash Ramës, tashmë kryeministër, dhe socialistëve se, tani po kaloni një kohë të keqe por e keni një mundësi. Duhet të rindërtoni. E keni një mundësi por duhet të ndryshoni mënyrën e përballjes. Duhet ti jepni njerëzve një arsye për t’iu votuar. Nuk mjafton të thoni se fajin e ka Saliu. Kryeministrit Berisha i thash se ka një mundësi me Bashën. Bashës i thash se kishte një mundësi. Mendoj se të dy, Berisha dhe Basha morën rrugën e gabuar, morën mesazhin e gabuar nga ato zgjedhje”.

E dy vite më vonë, kur ndodhi rotacioni i pushtetit, Arvizu komenton si çast të vështirë të punës së tij, refuzimin e kryeministrit Rama për sjelljen e armëve kimike në vendin tonë.

Fevziu: “Çfarë humbi Shqipëria pasi refuzoi armët kimike?”

Arvizu:Nuk mendoj se humbën shumë gjëra. Sërish, ishte një mundësi si pjesë e atij ushtrimi, për të pastruar disa prej mbetjeve kimike të lënë nga koha e Hoxhës. Një pastrim kimik. SHBA-t u ofruan të shpenzonin një shumë parash, nuk e mbaj mend ekzaktësisht se sa, por do të shpenzonin ca para për ta bërë”.

Një vlerësim e ka edhe për ambasadoren e re të SHBA të nominuar nga Shtëpia e Bardhë për Shqipërinë, që ende pret mirtatimin nga senati dhe Kongresi.

Arvizu: “E di se kush është. Nuk kemi punuar bashke në të shkuarën por është shumë e dalluar, ka pasur një karrierë të mrekullueshme e tepër të vlerësuar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!