Arturo Vidal mund të largohet nga Barcelona. Ai është dakord për t’u transferuar në Itali tek Interi, ku do të vihej nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte. Mesfushori ka punuar më parë me italianin te Juventusi dhe duke parë mungesën e hapësirave në Spanjë, ai e dëshiron një tjetër lëvizje.
Sikurse shkruan “Gazetta Delllo Sport”, Interi ofron 12 milionë euro për kartonin e tij. Nga ana tjetër Barcelona kërkon 8 milionë më shumë. Një diferencë e madhe duhet thënë. Vidal nga ana tjetër do të nënshkruante deri në verën e vitit 2020. Një zgjidhje është edhe huazimi, me shumë mundësi me detyrim blerje.
Për transferimin e Vidal ka edhe një problem tjetër. Trajneri Ernesto Valverde e dëshiron në skuadër lojtarin, kurse në klub mendojnë ta shesin dhe të arkëtojnë të ardhura të rëndësishme për të rregulluar bilancin. Interi nga ana tjetër kërkon t’i plotësojë Contes një nga kërkesat e merkatos dhe pret Barcelonën. /abcnews.al