Arturo Vidal: Në fillim synoj të marr pjesë në Kupën e Botës 2026, më pas dua panikën e Kilit

schedule09:36 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 09:36 - 5 Dhjetor, 2022

Pasi kombëtarja e Kilit dështoi të kualifikohet për në fazën finale të “Katar 2022”, Arturo Vidal duket se i ka planet tepër të qarta për të ardhmen. Megjithëse në moshën 35-vjeçar, ish-mesfushori i Interit, tashmë i Flamengos, ka mohuar të gjitha “thashethemet”, e “daljes në pension”, nga kombëtarja kiliane.

“Ne jemi kritikuar shumë për moskualifikimin në Kupën e Botës, por ata që na kritikojnë harrojnë se ne e kemi fituar dy herë Kupën e Amerikës. Në Argjentinë ata festojnë ende një vit e gjysmë pasi e kanë fituar atë. Dhe në çdo rast ne kemi Duke luajtur prej vitesh me të njëjtin grup prej 10-12 lojtarësh, na mungonte zëvendësimi”,- tregoi Vidal .

Përsa i përket temës së largimit përfundimtar nga Kombëtarja, mesfushori i Flamengos i shprehu tepër qartë synimet e tij, duke shpresuar për një vend në Kupën e Botës 2026.

“Të pensionohesh nga kombëtarja? As që e mendoj, nuk e di kush i përhapi këto thashetheme. Goditja ishte e rëndë, por mendoj se me gjeneratën e lojtarëve që po dalin do të mund të kualifikohemi. Kupa e Botës është në vitin 2026 dhe unë, dashtë Zoti, dua të jem atje. Jam 35 vjeç, por ndihem shumë mirë dhe kam një kontratë me një nga ekipet më të forta në Amerikën e Jugut. Shpresoj që fati të jetë me mua, sepse deri më tani nuk kam patur asnjë lëndim”,- është shprehur më tej Vidal.

Vidal gjithashtu tregoi dhe për planet e tij, pas “varjes në mur” të këpucëve, ku tha objektivi i tij është marrja nën drejtim e Kombëtares kiliane.

“Unë synoj të bëhem trajner i Kilit. Dua të përfundoj kursin, të marr licencën e trajnerit dhe në të ardhmen të bëhem trajner, ndoshta i kombëtares. Dua të përcjell atë që kam mësuar dhe atë që më kanë dhënë të gjithë teknikët që kam pasur”,- tha ish-mesfushori i Bayernit e Barçës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!