Dy janë objektivat primare të Interit në merkaton e janarit. Antonio Conte kërkon një mesfushor dhe një mbrojtës të majtë. Arturo Vidal është i preferuari për mesin e fushës, ndërsa Marcos Alonso dhe Matteo Darmian janë dy opsionet për krahun e majtë.
Barcelona kërkon 20 milionë euro për Vidal, ndërsa italianët janë gati të marrin në huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. 32-vjeçari vlerësohet nga drejtuesit e katalanasve, por nuk ka një raport të mirë me trajnerin Valverde.
Ribashkimi me Conte në Serie A e tundon, por “luftëtari” latin kërkon garanci dhe nuk pranon idenë e një huazimi të thjeshtë. Nga ana tjetër, Interi nuk kërkon të investojë shumë për një lojtar në moshë, por tratativat vazhdojnë dhe së shpejti mund të vijë akordi përfundimtar. /abcnews.alid