Artur Zoto nuk shkon të dëshmojë tek Labi

schedule19:35 - 11 Janar, 2018

schedule 19:35 - 11 Janar, 2018

Gjykata për Krimet e Rënda ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të ish-drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-vartësit të tij Iliaz Labi. Në seancën e së enjtes në këtë gjykim Zoto përfaqësohej nga avokati i tij, i cili shprehu vullnetin e klientit për të mos dëshmuar. Por gjykata ka theksuar se duhet të jetë vetë Zoto për të rrëfyer vullnetin e tij. Për këtë shkak për seancën e radhës, të caktuar në 16 janar, gjykata urdhëroi shoqërim të detyruar të tij. Në këtë proces, Labi është i bashkëpandehur me katër biznesmenë, të dyshuar si të përfshirë në një procedurë tenderuese korruptive në burgje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!