Kryetari i Partisë Balli kombëtar dhe ish-deputeti Artur Roshi është paraqitur të hënën në prokurorinë e posaçme ku ka qëndruar për më shumë se tre orë. Mësohet se Roshi ka dhënë sqarime në cilësinë e personit që ka dijeni.
Në drejtim të ish-deputetit është kryer një kallëzim në prokurorinë e posaçme nga një qytetar në Sarndë me pretendimin se Roshi ka kryer ndërtim pa leje. Ky I fundit në dalje të prokurorisë mohoi të këtë kryer ndërtim pa leje.
Nga ana tjetër prokuroria e posaçmeështë duke kryer verifikime në lidhje me kallëzimin e depozituar në SPAK ku pretendohet se Roshi ka ndërtuar pa leje në qytetin e Sarandës.
Kallëzimi është depozituar në prokurori nga shtetasi Ardit Cikuli që pretendon se Roshi ka bllokuar një rrugë që ndodhet pranë hotetli t ëish-deutetit, por kjo rrugë bllokon pronën e tij që e çon në pronën e tij.