Artur Meçollari: Shqipëria nuk ka kapacitete të ndihmojë Izraelin nga pikëpamja ushtarake

schedule21:14 - 2 Tetor, 2024

schedule 21:14 - 2 Tetor, 2024

Ish ushtaraku Artur Meçollari thotë se Shqipëria nuk ka kapacitete të ndihmojë Izraelin nga pikëpamja ushtarake, pasi televizioni shtetëror turk, TRT raportoi se vendi ynë dhe Serbia kanë mbështetur me armë shtetin izraelit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçollari u shpreh se Shqipëria mund ta ndihmojë Izraelin, vetëm si një vend tranzit.

“Duket lajm i çuditshëm. Shqipëria nuk ka kapacitete të ndihmojë Izraelin nga pikëpamja ushtarake. Mund ta ndihmojë vetëm si një vend tranzit. Televizioni shtetëror turk ka thënë edhe shumë gjëra të tjera të cilat nuk janë të vërteta. E çudtishmja është, përmend vetëm dy vendet që do të vizitojë presidenti Erdogan. Është parathënie për një vizitë, ku në fakt, një lajm i dhënë nga TRT, mund të përdoret gjatë vizitës, si një lajm i vërtetë. Unë po ta them, Shqipëria nuk ka kapacitete të ndihmojë Izraelin, një vend teknologjik shumë i përparuar. Nuk ka kapacitete të ndihmojë as Ukrainën. Pra, unë e quaj lajmin, më tepër një ndërhyrje, për të krijuar një sfond për vizitën e presidentit Erdogan në Shqipëri”, theksoi ai./abcnews.al