Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Artur Çangu u vra në pronën e tij/ Autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften

schedule10:41 - 12 Prill, 2026

schedule 10:41 - 12 Prill, 2026

Eduard Afmataj autori i dyshuar i vrasjes së 48-vjecarit në Nikël ka dëshmuar para grupit hetimor duke treguar dinamikën e ngjarjes.

Fillimisht mes tyre ka nisur një konflikt verbal ku me pas sipas autorit Artur Çangu e ka goditur me një kosë të vogël në krah.

Pas kësaj Eduard Afmataj ka marrë çiften dhe e ka qëlluar 33-vjeçarin duke e lënë të vdekur, i gjithë konflikti ka ndodhur në tokën e viktimës në Vrion të Niklës.



Sipas burimeve në momentin e arrestimit Afmataj nuk ka bërë rezistence ndaj forcave të policisë ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.

Afmataj u arrestua ende pa bërë 24 orë nga ngjarja në vendin e quajtur Bruz Mal ne Malësi Krujë ndërsa ishte fshehur në këtë zonë të thellë. Pas krimit ky i fundit ka lajmëruar policinë duke i treguar për krimin e kryer dhe me pas u largua.

Po sipas grupit hetimor mes autorit dhe viktimës prej një viti kishte një konflikt për një pronë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!