Artizanët që nuk duhet t’i humbim/ Bukurie Musai prej 25 vitesh merret me endje qilimash në tezgjah

schedule15:05 - 8 Mars, 2024

schedule 15:05 - 8 Mars, 2024

Bukurie Musai është një artizane, e cila që në rini i është përkushtuar endjes në tezgjah. Ajo krijon qilima duke përpunuar leshin.

“Prej 25 vitesh punoj si artizane”, tha ajo.

Tregon se me këtë  profesion krijon të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur familjen. Ndërsa profesionin do ia lërë trashëgimi vajzës.

“Dëshiroj t’ia lë vajzës sime, por edhe të mësoj të rinj”, shtoi ajo.

Prodhimet artizanale i shet në Elbasan dhe në panaire të ndryshme por interesi më i madh mbetet nga të huajt.

“Çmimet variojnë, të huajt i pëlqejnë”, shtoi ajo.

I pranishëm në këtë aktivitet Ministri për Ekonominë Blendi Gonxhja premtoi më shumë vëmendje nga qeveria për zejet. Për të nderuar punën dhe kontributin e artizaneve Dhoma Kombëtare e Zejatarisë vlerësoi me certifikate disa prej profesionisteve më të njohur në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!