Trendi më i ri nga Kosova si ritual i dasmave është vendosja e duarve të çiftit në një enë me allçi. Duke i kryqëzuar, ata bashkojnë përjetësisht duart me njëri-tjetrin. Një artiste që realizon këtë lloj punimi është dhe Tina Hodo, e cila dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.
“Kam sjellë një trend të ri në Kosovë. Realizimi bëhet në dasma, merret forma e duarve të çiftit dhe kthehet në një skulpturë. Mbetet një kujtim i paharruar për ta. Ka filluar sepse më thoshin shpesh sjell diçka të re se fotot janë bërë pak të mërzitshme. Kjo mbetet kujtim për të gjithë jetën.”, tha ajo.
Tina është gjithashtu artistja që qëndron pas punimeve qeramike me subjekt vaginën. Si model të saj, ajo merr vajza reale, shpesh modele. Mes të tjerash, ajo thotë se ky art është pritur shumë mirë dhe se së shpejti do të ketë dhe një ekspozitë. /abcnews.al.


