Artisti shqiptar i dedikon këngë babait të ndjerë: Nuk duhet të shohim vetëm anën e biznesit në muzikë

schedule11:20 - 7 Prill, 2023

schedule 11:20 - 7 Prill, 2023

Këngëtari Trim Jetallahu ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Bab”, të cilit ia ka dedikuar të atit të ndjerë. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se zgjodhi që këtë këngë ta bënte 2 vite pas vdekjes së bbaait, pasi asnjëherë nuk ka gjetur forcën.

Më tej, Trimi ndau detaje rreth projektit, duke theksuar se artistat duhet të mos shohin vetëm anën e biznesit, por edhe shpirtërore.

“Kjo është kënga më e ndjeshme e imja. Ka dy vite që kur ka vdekur babi, por asnjëherë nuk kam gjetur forcën, por erdhi momenti dhe e kam bërë për një kohë të shpejtë. Edhe jam shumë i lumtur si ka dalë si projekt dhe shumë njerëz kanë gjetur veten aty. Bësoj që secili që e ka provuar te njerëzit e dashur të familjes e gjen veten aty dhe jam shumë i lumtur që e kam bërë si një projekt. Kemi nevojë për sa më shumë realitet dhe sa më shumë këngë që do të mbesin gjithë jetën nëpër CV tona. Mos të shohim vetëm anën e biznesit, por dhe anën tjetër që ne si artista duhet të japim.

Unë jam i ndjeshëm në shumë gjëra në jetë, jo vetëm te familja, por kur vjen puna te familja, normal që secili është i ndjeshëm dhe kur humb njërin prej prindërve dhimbja është shumë e madhe. Është një gjë që nuk zëvendësohet kurrë në jetë. Kështu që unë jam shumë i lumtur që kam treguar një histori jo 110% të vertetë, por 1 milionë. Jam shumë i lumtur që shumë njerëz gjejnë veten aty”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!