Artisti shkodran flet për divorcin: Kur vjen duhet t’i hapësh derën, sot kam dy vajza në Amerikë

schedule11:00 - 23 Tetor, 2024

schedule 11:00 - 23 Tetor, 2024

Violinisti i njohur shkodran, Lorenc Radovani nuk ka nguruar të flasë dhe për jetën e tij private në emisionin “Pas Mesnate”. Ai e ka konsideruar divorcin diçka të vështirë, por që kur të vjen duhet t’i hapësh derën, pasi nuk mund të shpëtosh diçka të pashpëtueshme.

“Divorci është i vështirë, normaliteti nuk është ky, por kur të vjen, unë mendoj që t’i hapësh derën sesa të kërkosh diçka të pashpëtueshme”.

Sakaq, artisti u ndal dhe te dy vajzat e tij, të cilat jetojnë aktualisht në Amerikë. Ai theksoi se i mungojnë, pasi distanca ndikon, mirëpo mundohen të takohen shpesh.

Radovani tha se vajzat nuk ndoqën rrugën e muzikës si prindërit, por profile krejt të ndryshme.

“Vajzat i kam në distancë, Evi është vajza e madhe, ndërsa Xhulja është vajza e vogël. Vajza e madhe ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Sigurisht që më mungojnë. Unë shkoj shpesh në Amerikë, ato vijnë më shpesh se unë për hir të së vërtetës. Të dyja kanë lindur në Shkodër dhe si shkodrane të forta janë mjaft të lidhura me vendin e origjinës së tyre. Kam emigruar rreth moshës 10-vjeçare dhe ato kujtimet e rëndësishme të jetës së tyre aty i kanë. Sigurisht që jeta bën të vetën, ato tashmë janë sistemuar, janë me punë, kanë mbaruar shkollat e larta, jo muzikore. Kur u zhvendosëm atje ato kishin background muzikor, njëra studionte piano, e madhja violinë, por nga sforcoja e viteve të para të qendrimit në Amerikë, mungesa e kontrollit të prindit te një fëmijë 10-12 vjeç ishte ajo që përcaktoi ndërprerjen e studimeve të muzikës në fushën e muzikës. E madhja ka mbaruar për psikologji dhe punon në një insitutë spitalor, kurse e vogla punon ekonomiste”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!