Meriton Mjekiqi i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit pas konfliktit në distancë me Noizyn. Gjithçka nisi pasi reperi Big Kik u shpreh gjatë një freestyle në “Gjoni Black Entertainment” se Noizy e kishte hequr pa asnjë arsye nga grupi “OTR”.
Pak ditë më parë në një intervistë televizive, Mjekiqi deklaroi se reperi u prek nga një e vërtetë që tha Big Kik në studion e emisionit të tij. “Jemi njerëz gabojmë dhe kur dikush thotë realitetin si puna e Big Kik që tha për Noizy-n dhe që është prekur dhe që ka nxjerr një postim me ‘Noizy Black’ a çfarë ka bërë se nuk e di.”, tha Meritoni.
Ndërkohë, së fundmi në “Binjakët Show” i gjendur përballë disa pyetjeve me disa reperë shqiptarë, Meritoni zgjodhi dy herë Noizyn duke e vlerësuar si “artistin më të keq” dhe si “artistin që s’do e ftonte kurrë në emision”. /abcnews.al