Të ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” me Alban Musa ishin tre artistë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Armando Kllogjeri, tenor, Ardita Bufaj, pianiste, Solen Alla, bariton.
Artistët folën për koncertin që do të mbahet pasditen e sotme në Presidencë, të titulluar “Artistët në Presidencë”.
“Mendoj në këto momente të vështira, përveçse si një detyrë e quaj edhe si mision, për të dhënë shpresën se muzika njësohet me tiparet e artistit. Programi është shumë i bukur. Do ketë materiale nga më të ndryshme, shqiptare, franceze gjermane, spanjolle. Do ketë një larmishmëri programi. Në fillim ta hapim me një këngë shumë të bukur shkodrane ‘Pranvera filloi me ardhë”. Mendoj se përjetësi është gjithmonë me artin. ”, u shpreh Ardita Bufaj.
Përpos eventin që do të mbahet sot, artistët gjatë bisedës në studio folën edhe për gjendjen në të cilën punojnë ata dhe kolegët e tyre.
Armando Kllogjeri u ndal tek premtimet e ish ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, ndërsa thekson se ato premtime nuk u mbajtën. Sipas tij është e rëndësishme të ketë një ligj për teatrin dhe statusi i artistit.
“Ministrja Kumbaro erdhi në 2013 me shume premtime. Na premtoi që do bëjmë kontrata më afatshkurtër por gjatë provës këto kontrata do bëhen me status definitiv. Na premtoi statusin e artisti dhe në fund nuk kemi asgjë. Na dha vetëm një teatër më të mirë dhe shumë mirë bëri. Ajo ka bërë edhe diferencime në institucion, dikujt i ka bërë kontrata definitive, dikujt jo. Erdhi me motivacion dhe në shërbim të artistëve nuk ka bërë asgjë. Së pari duhet të bëjmë ligjin për artin dhe statusin e artistit”, tha ai.
Ndërkohë, artisti Solen Alla rrëfe se ka 10 vite pa punë. Por ndonëse nuk i është dhënë një vend të TKOB ai thotë se ka marrë përkrahje jashtë vendit.
“Fakti që jam protagonist në shumë shfaqej te teatri, mbase kjo është gjë e keqe. Kritere për të hyrë në punë në një teatër në Shqipëri janë shumë më të rënda. I thonë shumë vite që kontribuoj aty njëherë me para njëherë pa para. Ka pasur raste që kam mësuar të mësoj edhe tekstet në furgon për të përfaqësuar operan e Tiranës në atë të Shkupit. Kam pasur përkrahje jashtë, kam dhënë shfaqje në Itali”, thotë ai. g.v/abcnews.al