Artisti i njohur zbulon se u ‘paralizua’ nga Covid-19: Ishin ditët më të këqija të jetës sime

schedule11:00 - 16 Tetor, 2020

schedule 11:00 - 16 Tetor, 2020

Christopher Cross ka folur për herë të parë pasi u infektua me koronavirus, duke zbuluar se ishte paralizuar. Kantautori 69-vjeçar, fitues i Grammy në një intervistë për “CBS Sunday Morning” e cilësoi betejën me koronavirusin si një ndër periudhat më të errëta në jetën e tij.

Ishin 10 ditët më të këqija të jetës sime. Dhe nuk mund të ecja, mezi lëvizja. Dhe kështu, sigurisht që ishte koha më e errët për mua. E dini? Ishte vërtet prekëse dhe e vështirë, shumë e vështirë.“, tha këngëtari i Sailing.

Më tej, ai tha se pasi u shërua nga virusi u diagnostikua me Sindromën Guillain-Barre, e cila sulmon sistemin nervor dhe siç thotë ai, mjekët besojnë se ishte shkaktuar nga Covid-19. Këngëtari dhe e dashura e tij u diagnostikuan me Covid-19 pas një udhëtimi në Mexico City. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!