Artisti i njohur shqiptar çel ekspozitën personale në Francë

schedule14:39 - 29 Korrik, 2020

schedule 14:39 - 29 Korrik, 2020

Artisti i mirënjohur shqiptar me qëndrim në Milano, Adrian Paci, prezantoi ekspozitën e tij  personale në “Musée d’art contemporain de Montréal”, Francë.

Ekspozita e quajtur “The Column” është e hapur për publikun francez nga data 18 korrik deri më 6 gusht 2020.

Adrian Paci ofron një pasqyrim të historisë kolektive, identitetit, komunitetit, në një kontekst të mërgimit dhe migracionit.

Disa nga veprat e tij tregojnë gjithashtu rolin dhe statusin e artistit në shoqëri, me humor dhe poezi aktuale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!