Një murale e shkëlqyer është krijuar në Tiranë nga artisti i njohur ndërkombëtar Marcus Debie. Duke përdorur ngjyra të ndritshme dhe detaje të thella, Debie ka sjellë një protret të mahnitshëm në muret e qytetit.
“Artisti i mirënjohur, Marcus Debie, ka sjellë artin e tij në Tiranë me #MuralFestTirana2023! ?❤️
Një punë e shkëlqyer! BRAVO”, shkruan Kryebashkiaku Erion Veliaj.
View this post on Instagram
“MuralFestTirana2023” është një ngjarje e rëndësishme artistike që synon të sjellë artin e muraleve në qendër të vëmendjes në Tiranë.
Përveç vlerës artistike, muralet janë kthyer edhe si pikë takimi dhe një sfond i shkëlqyeshëm për selfie-t e qytetarëve dhe turistëve të Tiranës.