Artisti i famshëm guxon sërish, shfaqet me taka në tapetin e kuq të Grammy

schedule19:31 - 4 Prill, 2022

schedule 19:31 - 4 Prill, 2022

Ceremonia e 64-të e çmimeve Grammy u zhvillua në Las Vegas të dielën mbrëma. Personazhet e famshëm tërhoqën vëmendjen me paraqitjet e tyre në tapetin e kuq. Sigurisht, nuk kaloi pa rënë në sy dhe ylli i rrok-ut, Lenny Kravitz.

Këngëtari 57-vjeçar kishte veshur çizme të zeza me taka të larta , të cilat i kombinoi me pantallona lëkure dhe një bluzë metalike me dekolte. Kravitz ka qenë i njohur për stilin e tij të guximshëm për dekada. Eventi i mbrëmshëm ishte i paharrueshëm për disa personazhe të njohur.

Mbërritja e Çmimeve Grammy

Ylli i muzikës pop, Olivia Rodrigo dhe dyshja R&B Silk Sonic dominuan kategoritë kryesore në Grammy, ndërsa Jon Batiste fitoi albumin e vitit në ceremoninë e 64-të të ndarjes së çmimeve më prestigjioze në muzikë.

Lenny Kravitz's Outfit Saved the 2022 Grammys Red Carpet

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!