Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max kanë arritur të depërtojnë në industrinë muzikore, duke u bërë ndër emrat më të suksesshëm të momentit. Me talentin dhe përkushtimin e tyre, artistet shqiptare kanë arritur të lënë pas emra të njohur botëror, duke u renditur në majat e klasifikimeve.
Por, një përdoruese e Twitter-it, me emrin Bethany Joan pretendon se suksesi i vajzave shqiptare nuk ka të bëjë aspak me talentin e tyre dhe punën e palodhur, por sipas saj, u promovuan nga mafia shqiptare për pastrim parash.
“Ju mund të keni vënë re një ‘shpërthim’ të pazakontë dhe të papritur të yjeve të popit shqiptar që kanë arritur të pozicionohen në Top 40 në SHBA dhe BE. Këta artistë përfshijnë Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Max dhe Rita Orën, shuma të mëdha parash që kjo të ndodhë. Pse? Rritja e papritur e yjeve të muzikës pop dhe lidhja e tyre me mafian shqiptare”, ka shkruar ajo.
You might have noticed an unusual and sudden explosion of Albanian pop stars having an remarkable push on the mainstream Top 40 scene in the US and EU territories.
These artists include:@DUALIPA @BebeRexha @AvaMax @RitaOra
Huge amounts of money to make them happen. Why? pic.twitter.com/Puhvvg6Rq8
— Bethany Joan (@mamabethanyjoan) July 20, 2020
Ky reagim ka tërhequr vëmendjen e Bebe Rexhës, e cila i është përgjigjur Joan përmes një postimi në twitter, ku ndërsa e quan qesharake atë çfarë ajo ka shkruar, shton se përkushtimi dhe puna e palodhur e artisteve shqiptare për të arritur aty ku janë, nuk mund të hidhet poshtë.
“Sinqerisht, kjo është kaq qesharake. Gjithashtu nëse e ke ‘numrin e mafias’ për të cilën thua se na bëri të famshme, a mund të ma dërgosh? Do të publikoj një këngë së shpejti. Ndoshta më ndihmojnë që të ‘siguroj një hit’. Po qesh me lot. Mos hidh poshtë atë për të cilën femrat shqiptare kanë punuar kaq fort.”, shkruan Bebe. /abcnews.al/
Honestly this is so dumb. Also if you got the “mafia number” that you say made us famous will you send it to me? I have a new single coming out soon. Maybe they can help out and “buy me a hit” like you claim. Lol. Don’t take away what Albanian FEMALES have worked hard for. https://t.co/CLzvMqFHZA
— Bebe Rexha (@BebeRexha) August 26, 2020