“Artistët shqiptarë nuk marrin atë që meritojnë”, Greta Koçi flet për shumat që fiton në koncerte

schedule18:03 - 5 Mars, 2021

schedule 18:03 - 5 Mars, 2021

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Greta Koçi është shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo i ka dhënë mundësinë ndjekësve në Instagram të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

Mirëpo, vëmendjen më të madhe ka tërhequr një nga pyetjet që lidhet me paratë. Një nga ndjekësit e ka pyetur se sa është shuma që fiton në koncerte dhe sa të tilla ka pasur pas pandemisë, Greta ka pohuar që artistët shqiptarë nuk marrin atë që meritojnë, duke u ankuar publikisht.

‘0 lekë. Përsa i përket pagesës këto gjëra edhe nuk tregohen, por të garantoj që artistët shqiptarë kurrë nuk marrin atë që meritojnë sepse në Shqipëri nuk ka te drejtë autori dhe asnjë nuk vlerësohet”, u shpreh këngëtarja, duke lënë të kuptohet se për të nuk ka ekzistuar asnjë rrogë, apo shumë parash që më parë e fitonte nga muzika, gjatë gjithë muajve të pandemisë./abcnews.al