Nga Leontina Nikaj
Artistët e Teatrit te Operas , pas deklaratës së ministres së Kulturës, për mos varësinë totale nga shteti , kanë qenë të shqetësuar, baritoni Ylber Gjini, pas takimit me drejtoreshën e institucionit Zana Cela , kërkon një shpjegim nga ministrja Elva Margariti.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Shqipërisë Reshat Ibrahimi e cilëson deklaratën shokuese dhe kërkon sqarim nga Margariti. Ibrahimi e cilëson rikthim tek skenari i fillim viteve 2000, për privatizmin e operas, gjë që u kundërshtua me protesta nga artistët.
Baritoni Ylber Gjini, thotë se PP nuk funksionon në opera, si shembull merr edhe naftëtarët e Ballshit. Ndryshimi i varësisë është në kundërshti të plotë me ligjin, sipas kreut të sindikatës.
Ndërkohë që Reshat Ibrahimi, thotë se grupet permanente po mbledhin firmat e artistëve të operas dhe baletit dhe ansamblit për të hedhur poshtë, ndryshimin e varësisë të institucionit./abcnews.al