Artistët e Cirkut pa çadër, protestojnë duke performuar te oborri i Ministrisë së Kulturës

schedule11:29 - 21 Tetor, 2021

schedule 11:29 - 21 Tetor, 2021

Artistët e Cirkut Kombëtar, të cilët sot janë pa çadër do të performojnë përpara Ministrisë së Kulturës. Gazetarja Leontina Nika raporton për abcnews.al se artistët janë nisur në këmbë për të performuar kështu në formë proteste në oborrin e ministrisë.

Cirku Kombëtar gjendet në një situatë serioze, për shkak se ka dalë pronari i tokës ku ndodhet e vendosur çadra e madhe dhe kërkon që ajo të zhvendoset duke bllokuar aktivitetin e artistëve.

Toka ku është ngritur çadra e Cirkut, rreth 1073 metra katror i janë njohur nga gjykata si pronë private një sipërmarrësi që në vitin 2014. Prej asaj kohe çështja nuk ka marrë zgjidhje ndërkohë që artistë e cirkut janë përplasur vazhdimisht me zyrtarët e përmbarimit të cilët kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!