Artistët e cirkut: Gati shfaqja për fëmijët, por jemi pa skenë prej 6 muajsh

schedule16:16 - 20 Prill, 2022

schedule 16:16 - 20 Prill, 2022

Nga Leontina Nika

Fëmijët në rrugë pyesin, ku ka shfaqje? Tani një vend nuk gjendet”. “Ku është cirku? Ku po vendoset tashmë? Kur do jenë shfaqjet e reja?

Ky është refreni i artistëve të cirkut prej 6 muajsh nga mbyllja e çadrës.

Krim e cilëson mos gjetjen e një vendi për të performuar mjeshtrja e cirkut Finete Duro. Ata thonë se janë  gati të performojën kudo. Pasi kanë realizuar edhe numra të rinj për shfaqjen.

“Mua më duket një krim që ne të rrimë në pritje gjithmonë , nuk po bëjnë asgjë për ne. Gjithë artistët po punojmë, jemi gati për shfaqje. Kemi bërë një program shumë te bukur me numra të ndryshëm, por nuk po gjendet vendi se ku ne do ta japim këtë shfaqje. Thekson mjeshtrja e cirkut Fitnete Duro”.

Sindikata e artistëve të cirkut, i kërkon ministrisë së kulturës miratimin e skenarit tranzitor . Artistët kërkojnë edhe hapjen e garës për drejtorin e cirkut, pasi institucioni ka nevoj për një kokë drejtuese.

“Asgjë nuk ka ndryshuar, vazhdojmë stërvitjen në po këto palestra. Vazhdon ngërçi administrativ, pasi akoma nuk është bërë shpallja e konkursit për drejtorin e ri, jemi ende pa drejtor .”

Prej 6 muajsh fëmijëve të kryeqytetit u mungojnë shfaqjet argëtuese të cirkut.

“Edhe në shfaqjet që ne kemi realizuar , ndihet dëshira e fëmijëve edhe te rriturve për të parë  performancat tona”.

Që nga muaji tetor kur çadra e cirkut u mbyll, e vetmja zgjidhje është pranimi i dorëheqjes së ish drejtorit Ilirjan Gjini dhe emërimi i Ardit Hysit, si drejtor i komanduar prej Ministrisë së Kulturës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!