Artikulli i prestigjiozes “Business Traveller” për Shqipërinë, Rama: Përshkruan shkëlqimin e turizmit

schedule12:43 - 4 Shtator, 2024

schedule 12:43 - 4 Shtator, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook artikullin e revistës “Business Traveller”, lidhur me Shqipërinë, e cila e krahason vendin tonë me “Maldivet e Europës”. Shqipëria ka parë një rritje të lartë të numrit të turistëve që zgjodhën të pushojnë dhe vizitojnë vendin, dhe kjo është vënë re edhe nga statistikat e publikuara së fundmi.

Megjithatë në artikullin e saj prestigjiozja “Busines Traveller”, shkruan se arsyet për ta vizituar janë të shumta: së pari, bregdeti mahnitës i Adriatikut dhe Jonit, i njohur si Riviera Shqiptare, e cila shtrihet nga qyteti i vrullshëm i Vlorës, përmes qyteteve më të vogla, më të bukura si Dhërmiu, Himara, Saranda dhe, natyrisht, Ksamili.

Statusi i kryeministrit Edi Rama:

“Revista “Business Traveller” përshkruan Shqipërinë nën shkëlqimin e turizmit, me bregdet mahnitës, vende magjepsëse të trashëgimisë së UNESCO-s e kulinari të pasur ndërsa rritja e treguesve turistikë që pas vitit 2019, e ka kthyer Tiranën në një kryeqytet të bukur me një gamë të plotë të markave ndërkombëtare të hotelerisë që i shërbejnë industrisë së konferencave, eventeve e takimeve”.