Artikulli i fundit i gazetarit të vrarë sllovak

schedule12:24 - 2 Mars, 2018

schedule 12:24 - 2 Mars, 2018

“Aktuality.sk” ka publikuar artikullin e fundit të gazetarit të vrarë Jan Kusiak i cili shpjegon lidhjen e mafiozëve italianë me figurat më të rëndësishme politike në vend. Artikulli është i papërfunduar pasi 27 vjeçari u ekzekutua së bashku me të fejuarën e tij në banesën e tyre.

Jan Kusiak, gazetari i vrarë në 26 shkurt së bashku me të fejuarën e tij, po punonte për “Aktuality.sk” rreth një hetimi që rindërtonte lidhjet mes politikanëve sllovakë, sipërmarrësve italianë dhe  mafias. Artikulli më i fundit i tij ka mbetur i papërfunduar, por kolegët e tij vendosën ta publikojnë.

Që në titull artikulli tregon se si tentakulat e mafias italiane shtrihen deri në skenën politike sllovake.

Kusiak shkruan se si këta persona kanë filluar të bëjnë biznes, të marrin tendera, të përfitojnë nga fondet europiane dhe mbi të gjitha të ndërtojnë marrëdhënie me politikanë me influencë, deri në zyrën e kryeministrit. Pjesa më e madhe e personazheve të përshkruar nga Kusiak janë mafiozë italianë, të cilët kanë problem me drejtësinë dhe në atdhe.

Dy figurat kryesore janë Antonino Vadalà dhe Carmine Cinnante, nuk kanë vepruar vetëm në Sllovaki. Në rajonin lindor të vendit – pasi u koordinuan dhe u organizuan për të bashkëpunuar – veprojnë katër përfaqësues të familjes italiane kalabreze, baza e Ndragetës. Përveç Vadalà dhe Cinnante, janë dhe familjet Roda e Catropove, aktiviteti kryesor i të cilëve në Sllovaki është agrokultura. Këto familje kanë në pronësi me dhjetëra sipërmarrje. Pronat e tyre vlerësohen me dhjetëra miliona euro. Gjithashtu këto familje administrojnë me qindra mijëra hektarë terren për të cilat marrin tendera prej miliona eurosh.

Por dhe pastrimi i parave të pista është një tjetër aktivitet i artë duke përdorur një palë të tretë, e cila zakonisht i bën presion konkurencës.

Ndërsa në 2017-ën emrat e familjarëve të Antonino Vadalà figuronin në një mandate arresti për 18 të akuzuar për kontrabandimin e qindra kilogram kokaine në Europë për llogari të Ndragetës.

Artikulli do të duhej të kishte vazhduar me detaje të tjera të rastit, por 27 vjeçari nuk pati kohë për ta përfunduar./abcnews.al