Ngrohja e Arktikut ka pasoja të menjëhershme në ekosisteme, duke modifikuar habitate, zakonet e të ushqyerit të specieve të ndryshme dhe ndërveprime të faunës. Arktiku po ngrohet tre herë më shpejt në krahasim me pjesën tjetër të planetit dhe regjistron një rritje të temperaturave, më të lartë se sa është regjistruar në të kaluarën.
Të dhënat alarmuese janë pjesë e një raporti të programit të vëzhgimit dhe vlerësimit të Arktikut. Zona cilësohet si një pikë vërtetë e nxehtë në kuadrin ngrohjes globale sipas shërbimit gjeologjik të Danimarkës dhe Groenlandës.
Raporti ka dalë në të njëjtën ditë kur në Antarktidë u shkëput ajsbergu më i madh që ekzistonte në botë. Por dhe poli i jugut është objekt i ngrohjes globale që po shkrin Arktikun.
Më shumë se 3.1 gradë në më pak se 50 vite. Në më pak se gjysëm shekulli nga 1971 deri në 2019, temperatura mesatare është rritur me 3.1 gradë ndërsa në të njëjtën periudhë planeti është ngrohur vetëm me një gradë. Në raportin e fundit të 2019-ës thuhej se ngrohja e rajonit polar ishte dyfish më e lartë në krahasim me mesataren botërore.
Përveç stinës së verës, mes qershorit dhe shtatorit, shtohet dhe i nxehti që çlirohet nga oqeanet të cilat kanë gjithnjë e më pak akuj dhe mbrojtje.Sipas raportit brenda fundit të shekullit temperaturat mesatare në atë pjesë të globit pritet të rriten mes 3.3 deri në 10 gradë mbi mesataren e regjistruar në periudhën 1985 – 2014.
Rritja e temperaturave do të varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga volumi i emetimeve të ardhshme të gazrave.Ndërkohë ngrohja e Arktikut ka pasoja të menjëhershme në ekosisteme, duke modifikuar habitate, zakonet e të ushqyerit të specieve të ndryshme dhe ndërveprime të faunës. Nga Siberia në Suedi duke kaluar nga Alaska, zjarret e pakontrolluara në pyje janë kthyer në problematikë të zakonshme tashmë.
Dhe ata që vuajnë pasojat janë 4 milion banorët e atyre vendeve. Në mënyrë të vecantë popullsia indigjene e cila jeton nga peshkimi dhe gjuetia. /abcnews.al