Arti në zi, jeta në foto e divës shqiptare

schedule19:34 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 19:34 - 3 Dhjetor, 2021

Aktorja e njohur Edi Luarasi u nda sot nga jeta në moshën 81-vjeçare. Ajo debutoi në skenë që në moshë të re. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963.

Më pas vijnë një sërë rolesh; Lena tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë” etj.

Edi Luarasi u përjashtua nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974 për arsye politike. Pikërisht me ndalimin dhe censurimin e dramës “Njollat e Murme” si dhe me fatin e keq të Festivalit të 11 të Këngës në Televizion ku ishte prezantuese lidhet dhe trauma e familjes Luarasi.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!