“Arti im nuk është vetëm pazar”, Ermal Fejzullahu sqaron deklaratën për artistët

schedule12:50 - 24 Korrik, 2020

schedule 12:50 - 24 Korrik, 2020

Një deklaratë që Ermal Fejzullahu bëri për reagimin e artistëve lidhur me vendimin e qeverisë për të mbyllur klubet dhe për të ndaluar muzikën pas orës 20:00, ka shkaktuar debate të ashpra.

Përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”, deklaroi Fejzullahu në një intervistë televizive.

Por, pas zhurmës së madhe që bëri në rrjete sociale, Ermali është detyruar të sqarojë deklaratën e tij përmes një postimi të gjatë në Instagram. Këngëtari shkruan se arti dhe muzika që ai bën vlen më shumë se çdo pazar, duke shtuar se diskotekat dhe lounge baret duhet të hapen dhe të të gjithë t’i kthehen punës, pasi pas shumë artistëve ka edhe shumë qytetarët të tjerë që janë prekur nga akti normativ i qeverisë.

Një intervistë e imja e fundit tek Ora Verore është keqinterpretuar në mënyrë të paskrupullt nga ata që pak kuptojnë nga arti dhe kultura dhe aq më pak nga humanizmi. Dua të them dhe të përsëris se arti nuk është vetëm pazar, por është diçka më shumë dhe atë shumë më shumë. Të krahasosh të hyrat financiare të këngëtarëve dhe punëtorëve nga fusha e gastronomisë dhe atyre nga prodhimi përshembull është të paktën jo e sinqertë.

 

View this post on Instagram

 

Sqarim !

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

Diskotekat, lounge baret duhet të hapen urgjentisht ngase janë edhe burim i të ardhurave tona si këngëtarë, por mbi të gjitha janë burim i atyre mijërave punëtorëve që kanë mbetur pa të ardhurat e tyre ekzistenciale. Obligimi ndaj tyre dhe familjeve të tyre është më i madh se ne. Të mendosh se pjesa dërrmuese e qytetarëve nga Shqipëria dhe Kosova, në këtë kohë pandemie, mezi ia dalin të mbulojnë nevojat e tyre elementare për ekzistencë, vërtetë është për keqardhje dhe duhet kërkuar zgjidhje.

Ne me artin tonë ekzistojmë falë punës tonë që e pëlqejnë po këta qytetarë, të cilët sot janë në hall financiar jo për fajin e tyre. E ne sot të bëhemi temë me aknesat tona për mungesë pazaresh, nuk don koment. Ne që burim i pazareve tona janë mu ata qytetarë që kjo kohë u ka rrezikuar ekzistencën. E them, edhe atë me zë të lartë se arti im, kënga ime është më shumë se pazar.”, ka përfunduar Ermali. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!