“Arti i triumfit” i Paris SG/ Jehonë e jashtëzakonshme mediatike pas fitores franceze

schedule13:53 - 1 Qershor, 2025

schedule 13:53 - 1 Qershor, 2025

Kur fiton padyshim të duan të gjithë.

Gjithsesi, Paris SG e meriton të jetë i dashuri i ri i Europës pasi fitoi në mënyrë triumfale Ligën e Kampionëve. Suksesi i jashtëzakonshëm u shoqërua me një jehonë po kaq të fuqishme mediatike.

“Arti i triumfit”, është titulli i të përditshmes prestigjioze franceze, “L’Ekip” me një titull që i ka rënë pikës.

“Lë Parizië” i bën jehonë jo vetëm fitores së PSG-së, por edhe festimit të dhunshëm dhe të egër të ultrasve, ndaj të cilëve policia përdori gaz lotsjellës.

“Lë Mondë” titullon se parizienët e fituan në mënyrë brilante Ligën e Kampionëve, duke u bërë klubi i dytë francez që ia del pas OM-së në 1993!

“La Depeshë dy Dimansh” shpërthen: Parisi është magjik! Tridhjetedyvjet pas OM, PSG fiton Ligën e Kampionëve! Finale e paharrueshme!

Ja edhe “La Vua dy Nord”: Një lumturi kaq e madhe! PSG fiton Championsin për herë të parë, shkatërron 5-0 Interin në Mynih!

E përditshmja “Lë Dufë Liberé”: Parisi, me të vërtetë magjik! Triumf i madh europian për PSG-në, 32 vjet pas Marsejës!

“Kështu jo, – qorton “La Gazeta delo Sport” nga Milano, – Inter, disfatë historike, Championsi për PSG-në! Zikaltërit kurrë në ndeshje!”

“Il Korriere delo Sport” ka foton e Inzagit me duart e hapura që thotë “Qëllo”! “PSG dërrmuese, leksion Interit, dominim total I francezëve!”

“E shpërbërë”, – shkruan “Tutosport” nga Torino, duke përdorur fjalën në italisht dhe shkronjat Inter me ngjyrë të verdhë: Dominim absolut I PSG-së! Për Interin, sezon me zero tituj!

Në Spanjë, të përditshmet janë të lumtura për trajnerin Luis Enrike, që është në kopertinë!

“Festoi në qiell, – shkruan “Marka”, – Luis Enrike I jep PSG-së Championsin e parë të historisë!”

“Superkampioni Luço, – shkruan me dashuri “El Mundo Deportivo” nga Barcelona, që I kujton vajzën e shuar, – Homazh emocionues për Hanën!

BBC britanike I kujton trajnerit gjithashtu vajzën që e humbi disa vjet më parë: PSG e re bën histori në natën emocionuese të Luis Enrikes!

“Gardian” nga Londra: PSG fiton Championsin për herë të parë me rekordin 5-0! Luis Enrike I bën homazh vajzës së ndjerë: Gjithmonë në zemrën time!

Nga Gjermania, “Frankfurter Algemajne Cajtung”: Kurorëzim parizien në finalen e Ligës së Kampionëve! PSG mposhti Interin, klubi arriti qëllimin falë transformimit të ekipit nga Luis Enrike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!