Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arti i pazakontë i Franc Paçit, artisti që bën bashkë mozaikun dhe fotografinë

schedule09:49 - 23 Korrik, 2021

schedule 09:49 - 23 Korrik, 2021

Franc Paçi është artisti që bën bashkë dy forma të artit bashkëkohor, mozaikun dhe fotografinë, duke përzierë mijëra piksel me pllaka të panumërta mozaiku. Ai bashkëpunon me Institutin Beato Angelico në Milano dhe arkitektë për projekte të ndryshme.

Emri i tij është bërë i njohur pasi shumë vepra të krijuara gjendjen në vende të ndryshme nëpër botë. Në një lidhje me Skype për “ABC-ja e mëngjesit”, tregoi se si lindi ideja për të ndërthurur këto dy forma arti, që sipas tij, plotësojnë njëra-tjetrën.



“Me mozaikun kam gati 30 vite që merrem por në momentin e prezantimit të Marubit në Milano, ishin disa fotografi të bukura të të burgosurve. Ishte një goditje që më dhanë ato foto dhe thashë mund ta bëj këtë imazh dhe në mozaik. Por më dukej sikur po ia merrja vlerat dhe aty lindi ideja e përzierjes së mozaikut me foton.”, u shpreh artisti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!