Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arti i gdhendjes me daltë dhe çekiç/ 68-vjeçari Mark Kola i qëndroi besnik zanatit të tij me gurë

schedule20:09 - 25 Tetor, 2025

schedule 20:09 - 25 Tetor, 2025

Në Kallmet të Lezhës kjo shtëpi është ndërtuar për 41 vjet… Dalta dhe çekiçi janë mjetet e punës së Mark Kolës.

Sot 68 vjeç dëshmon se si një zanat i lashtë si gurgdhendja, kërkon kohë, durim e sakrificë. Në Kallmet ka punuar edhe shtëpi të tjera, e ndoshta kjo e vonoi për të bërë shtëpinë e tij.

Dalta dhe çekiçi kërkojnë ritëm, forcë dhe kohë, shumë më tepër se makineritë moderne që përdoren sot.

Edhe sot mund të gdhendet me daltë e çekiç, por ka kosto të lartë. Kur i referohet shtëpisë që ka ndërtuar për 41 vite shpjegon se hak pune do të kishin së paku 50 mijë euro, që shumica e familjeve nuk mund ta përballojnë.

Jashtë shtëpisë ka ndërtuar një çezme që e nisi në 2023 dhe po i afrohet përfundimit. Kishte pak gurë dhe shumë dëshirë, por modelin e zgjodhi rrugës ndërsa punonte.

Në çezmën e tij ka bërë edhe punime artistike. Edhe sot gjen të rinj që merren me gurë dhe e punojnë mirë, por vetë Mark Kola thotë se punon pak sepse aktualisht është pensionist.

Marku ka punuar me gurin gjithë jetën e tij. Edhe pse pjesa më e madhe e punës ka qenë e palodhur, ai ndjen keqardhje se zanati po bëhet i rrallë.

Shtëpia e Mark Kolës në Kallmet dhe çdo punë e tij në gurë është një testament i kohës dhe i mjeshtërisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!