Pas barazimit të hidhur ndaj Brendfordit në fundjavë, me shumë polemika për një gabim të VAR-it, ARsenali do të dalë sonte në fushë për të sfiduar Manchester Cityn.
“Ekipi është ende shumë i zemëruar për atë që ndodhi në ndeshjen e fundit, por ne synojmë ta transformojmë atë në energji pozitive për t’u përballur me Cityn.
Atë që ata kanë bërë në gjashtë vitet e fundit e kanë merituar plotësisht për mënyrën se si luajnë dhe për mënyrën se si i kanë kapërcyer problemet. Për ne, objektivi është të arrijmë në atë nivel dhe ne duhet t’i përdorim këto sfida dhe atë energji për të thënë se ky është niveli ku duam të jemi”, është shprehur Arteta në një konferencë për shtyp në prag të supersfidës së sotme./ h.ll/abcnews.al