Padyshim ndër garat më të ethshme për titullin kampion në “top 5” kampionatet më të mira në Evropë ishte ajo e Premier League, mes “topçinjve” të Arsenal e “qytetarëve” të Manchester City, me këta të fundit që me një fitore në ndeshjen e radhës arrijnë triumfin e parë sezonal.
Mirëpo, përveç kampionatit duket se klubet do të “përplasen” dhe në merkaton e verës, me teknikun e Arsenal, Mikel Arteta që do të sjellë në “Emirates Stadium”, një lojtar tepër cilësor për krahun e majtë të mbrojtjes dhe ai është pikërisht anësori i mbrojtjes së Manchester City, Joao Cancelo.
Aktualisht portugezi është i huazuar te “bavarezët” e Bayern Munich, por që nga 1 korriku “luzitani” do të rikthehet në “Etihad”. Cancelo pëlqehet shumë nga tekniku Mikel Arteta, por sipas këtij të fundit transferimi pritet të jetë tepër i ndërlikuar, me “qytetarët” e Manchester City që vështirë t’i japin “dritën jeshile” kalimit të portugezit te rivalët e tyre. /i.m /abcnews.al