Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Artemis sheh Hënën/ Ekuipazhi kap foton e anës së errët të Hënës: Pamje spektakolare!

schedule12:07 - 5 Prill, 2026

schedule 12:07 - 5 Prill, 2026

Ekuipazhi i Artemis pa mbrëmjen e së shtunës për herë të parë anën e largët të hënës.

Specialistja e misionit Christina Koch e konfirmoi: ishte absolutisht spektakolare.

Ana e largët e hënës (e njohur edhe si “ana e errët”) është gjithmonë e kthyer nga Toka dhe mendohet se edhe ekuipazhet e Apollo në vitet 1960 dhe 1970 nuk patën mundësi ta shihnin të gjithën për shkak të kushteve të ndriçimit.



Duke përshkruar pamjen krahasuar me pamjen normale nga Toka, Koch tha se pjesët më të errëta thjesht nuk janë tamam në vendin e duhur.

NASA postoi një imazh të bërë nga ekuipazhi, duke treguar pellgun Orientale të hënës – një krater me shumë unaza rreth 577 milje i gjerë i formuar nga një goditje asteroidi.

Ekuipazhi do të shohë më shumë zona të papara më parë gjatë fluturimit të tyre historik të hënën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Kapiteni i misionit Reid Wiseman tha se mundësia për të parë Tokën dhe hënën në të njëjtën kohë është “vërtet frymëzuese”, ndërsa postoi një foto të tij me pamje nga planeti prej ku u nis.

Dita 5 është hera e parë në këtë mision që tërheqja e gravitetit të hënës bëhet më e fortë se tërheqja nga Toka.

Mes kësaj situate janë krijuar edhe probleme. Ekuipazhit iu anulua korrigjimi i dytë i kursit dhe kanë qenë duke kërkuar zgjidhje për problemet e sistemit të shkarkimit të ujërave të zeza, pasi ai nuk funksionoi mbrëmë.

Idhëtimi i Orionit drejt hënës tani është përfunduar në dy të tretat.

Kjo do të thotë se ata tani janë në rrugën e duhur për një fluturim pranë hënës të hënën, ndërsa kthimi pritet në 10 prill, ose në datë 11 me kohën lokale në Shqipëri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!