Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Artemis II ‘prek’ Hënën/ Pedagogia: Kina ka dërguar robotë, në garë me SHBA. Ligji thotë se hapësira …

schedule20:47 - 6 Prill, 2026

schedule 20:47 - 6 Prill, 2026

Pedagogia e shkencave të natyrës Hatixhe Bilibashi cilësoi në Real Story se Artemis II është një përgatitje për uljen e Artemis III dhe po punohet edhe për një zhvillim teknologjik dhe një sistem autonom.

Sipas saj, Kina ka dërguar robotë në Hënë dhe ka vend për debat ligjor sa i takon burimeve të gjeneruara nga sateliti dhe cilit shtet do i dorëzohen.

“Duke qenë se është pjesa e padukshme për Tokën dhe ajo pjesë e Hënës që nuk ndikohet nga valët radio, është edhe e vetmja pjesë që mund të nxjerrë studime më të mëdha. Artemis 2 është një përgatitje për uljen e Artemis 3 dhe po punohet edhe për një zhvillim teknologjik dhe një sistem autonom.



Kina ka çuar robotë në Hënë që janë ulur dhe jemi në garën mes Kinës dhe Amerikës, Rusia nuk është e përfshirë në këtë politikë. Dikur hapësira ka qenë ligj që nuk mund të zihej nga asnjë, tani në Artemis kemi disa ndryshime në bazën ligjore sepse është e ndryshuar dhe burimet që do gjenerohen në Hënë nga cili shtet do zotërohen. Kina e zhvillon duke pasur një sistem të fortë shtetëror që e financon.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!