Artemis II vijon udhëtimin drejt Hënës si pjesë e programit të NASA-s, i cili synon të krijojë një prani të qëndrueshme hapësinore. Ky mision përgatitor përfshin testimin e sistemeve të sigurisë dhe të autonomisë teknologjike që do të përdoren në Artemis III
Për pedagogen Nadia Elbasani, ky mision shkon përtej eksplorimit të Hënës, por është një tregim force dhe dominance në arenën ndërkombëtare. Elbasani shtoi se cdo gabim do ketë një faturë shumë të madhe për imazhin që krijon ky mision.
“Duke parë përtej misionit, e gjitha është tregim force dhe është kthyer në gjuhë dominance. Dominimi me klikime, i misionit dhe gjithçka është gjeopolitike.
Sot çdo fatalitet gjykohet shumë më shumë si dikur, nuk është vetëm mision individual, nuk është i vetëm 4 astronautëve, por është përtej saj. Çdo lloj gabimi do ketë një faturë shumë të madhe për imazhin që krijon ky lloj misioni i iniciuar nga shumë partnerë, kryesisht nga SHBA-të.” / abcnews.al /


