Astrofizikanti Enkelejd Caca tha se anija Artemis II ka kapacitet për të transportuar mbi 100 ton ngarkesë drejt Hënës dhe me teknologji lazer për të shmangur problemet e komunikimit nga jonizimi dhe bllokimi i valëve radio.
Sipas tij, misioni do të mbajë 4 astronautë në një orbitë të largët rreth Hënës pa ulje në sipërfaqe, duke i bërë ata njerëzit që do të largohen më shumë nga Toka në histori.
“Starship i Elon Musk është më i madhi, rreth dy herë më i madh. Masa e lëshimit është e njëjtë dhe mund të çojë në Hënë mbi 100 ton ngarkesë.
Kur ka jonizim në shtresat e jashtme, komunikimi bëhet i vështirë, ndaj përdoret lazeri.
Gjatë gjithë kohës, raketa do të jetë në orbitë rreth Tokës dhe në bord do të jenë 4 persona që do të largohen më shumë se kurrë më parë nga Toka. Do të jetë një orbitë e largët nga Hëna; nuk ka karburant për t’u ulur dhe ngritur nga Hëna, por ka karburant për t’u kthyer në Tokë.
Astronautët do të jenë njerëzit që do të largohen më shumë absolutisht nga Toka deri më sot. Hëna bllokon valët radio, por me lazer kjo nuk është problem.”


