Studiuesi, Artan Shkreli ka ndarë në rrjetet sociale një foto të arkeologut të njohur italian, Luigi Ugolini. Ky i fundit erdhi në Shqipëri në vitin 1924, ku me krijimin e qeverisë fashiste iu ofrua mundësia për të udhëhequr një mision gërmimi në vendin tonë.
Nisur nga kjo Shkreli ka thënë se duhet t’i bëhen nderime. Sakaq, ai ka propuzuar se emri i tij do i bënte nder çdo shkolle, rruge apo sheshi në qytetet e vendit.
Kjo pasi, sipas Shkrelit, këmbëngulja e Ugolinit për arkeologjinë qe një dëftues pasioni dhe profesionalizmi shembullor.
Postimi i plotë i Artan Shkrelit:
L U I G I . M A R I A . U G O L I N I
…
eshte nder ata te huaj qe meriton, jo vetem bustin e hequr mizorisht nga Butrinti pas luftes, por edhe pernderime te tjera tonat. Emri i tij do i bente nder cdo shkolle rruge apo sheshi ne qytetet e vendit pasi kembengulja e tij per arkeologjine qe nje deftues pasioni; dhe profesionalizmi shembullor qe i dha vendit sitin me magjik te mundshem.
Bolonjez nga Bertinoro, lidhi jeten dhe emrin me Shqiperine.
Kujtojmë që hulumtimet e Ugolinit çuan atë drejt Finiqit, qytetit antik të Foinikes në afërsi të Butrintit në jug të Shqipërisë, nga gërmimet e të cilit u zbuluan pjesët kryesore të teatrit, sëbashku me një grup statujash fine, baptisterin e antikitetit të vonë dhe shumë monumete të tjera./abcnews.al