Artan Hoxha zbulon “kleçkën” e shkarkimit të zv.komandantit të Gardës

schedule15:29 - 23 Tetor, 2020

schedule 15:29 - 23 Tetor, 2020

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas shkarkimit të zyrtarit të lartë i Policisë së Shtetit Besim Shabani nga vettingu në Polici.

Hoxha përmes një postimi në rrjetin social Facbook shkruan se njeriu qe per afro 30 vite, ka ruajtur jetën e drejtuesve më të lartë të shtetit dhe të politikës shqiptare, që ka parë me sytë e tij, sesi elita politike e ardhur me kostum doku, u kthye në oligarkinë e vërtetë të këtij vendi.

Ndër të tjera gazetari shkruan se Shabani nga sot është një person i papunë dhe i sepse nuk ka guxuar te shkele kurrë ligjin.

Gjithashtu Hoxha thekson se me shkarkimin e Besim Shabanit, Garda e Republikes, ka humbur një oficer model, që ka shërbyer në të gjitha qeveritë postkomuniste.

Postimi i plotë:

Nje tjeter “thagme”, nga ato me “peshq te medhenj”, nga vetingu.

Vetingsat, me ne fund sot, kane “mberthyer per fyti peshkaqenin e madh”.

Dhe çfare peshkaqeni?!

Nje kolonel qe i ka sherbyer Republikes se Shqiperise per afro 30 vite, dhe si bilanc te karrieres se tij, kishte nje apartament 70 metra katrore parafabrikat, nga ata te socializmit, nje veture prodhim i vitit 1993, nje biçiklete me te cilen shkonte dhe kthehej perdite nga puna, dhe gruan mesuese shkolle…

Bravo VETINGSA, pas Arben Frasherit kapet “peshkaqenin” e radhes, qe ishte maskuar ne nje apartament parafabrikat, dhe pas nje biçiklete…

Pak ore me pare, Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit, vendosi te perjashtoje nga Garda e Republikes, zv-komandantin e kesaj strukture, me pretendimin, se nuk justifikon pasurine….

Besim Shabani, zv drejtor për Sigurinë Fizike të Personaliteteve te Larta te Shtetit dhe familjeve të tyre, në Gardën e Republikës eshte flakur ne rruge prej vetingut.

Njeriu qe per afro 30 vite, ka ruajtur jeten e drejtuesve me te larte te shtetit dhe te politikes shqiptare, qe ka pare me syte e tij, sesi elita politike e ardhur me kostum doku, u kthye ne oligarkine e vertete te ketij vendi, nga sot paradite eshte i papune, dhe i njollosur sepse nuk ka guxuar te shkele kurre ligjin…

Mos u deshpero Besim Shabani, çdo kryeminister dhe president i ketij vendi besoj te ka pare qofte dhe nje here te vetme, te ka takuar qofte dhe njehere te vetme, dhe mbase kujtohen sa i “korruptuar” dhe “i kamur” je bere..

Garda e Republikes, sot ka humbur nje oficer model, qe ka sherbyer ne te gjitha qeverite postkomuniste.

Por askush nuk ia ka fajin, qe nuk beri ca miliona korrupsioni, duke qendruar aq afer peshkaqeneve te vertete te medhenj, dhe ti kishte lene menjane per nje dite te zeze si kjo e sotmja…

Ne foto: “Peshkaqeni i madh” Besim Shabani, para toges se ekzekutimit te Vetingut…e.su./abcnews.al