Artan Hoxha zbulon “hilenë”: Pse u lanë trafikantët jashtë listave, mesazhi që i çova Fevziut kur pashë Ramën

schedule21:54 - 11 Mars, 2021

schedule 21:54 - 11 Mars, 2021

Gazetari Artan Hoxha u ndal tek shfaqja e djeshme e kryeministrit Edi Rama i cili ironizoi kundërshtarët politikë duke i publikuar imazhe të kapura në momente të sikletshme. Në emision e ABC, “As Pro, as Kundër”, Hoxha tha se në momentin kur ka parë kryeministrin në këtë dalje publike i ka dërguar një mesazh moderatorit Blendi Fevziu.

Lidhur me përfshirjen e elementëve me të shkuar kriminale në politikë, Hoxha tha se këtë vit po përdoret një lloj kamuflimi për shkak se trafikantët janë lënë jashtë listës për t’i hapur vendin familjarëve apo të afërmve të tyre.

“I kam çuar mesazh Fevziut dje i thashë ta mori zanatin ky. Po moderon. Gjithë ajo skenë që bëri Rama fshehu problemin e vërtetë të kësaj fushate. Ndryshe nga herët e tjera këtë radhë kemi një lloj kamuflimi. Nuk kandidon direkt një trafikant i krimit të organizuar, por është përzgjedhur një familjar apo një i afërm i tij. Listën e bën një person i vetëm dhe përgjegjësinë e ka ai.

Ata thonë se përgjegjësinë e mban kandidati. Derisa të kujtohet ambasadorja të nxjerrë një listë tjetër. Te kjo lista me këta tre persona do shtohet edhe një person tjetër. Nuk mund të kandidosh në rast se të është ndalur hyrja në BE ose në SHBA. Aktrimi i djeshëm e ka arritur efektin sepse ne po merremi me të tani”, tha Artan Hoxha./mv.abcnews.al