Gazetari Artan Hoxha ka treguar në emisionin “log.” në Abc si i ka publikuar disa nga informacionet më të rëndësishme.
Hoxha tha se ai del në emisione live për t’i shpëtuar censurës, ndërsa shtoi se kur ka qenë i ftuar për një tjetër temë, ka folur edhe për çëhstje të tjera.
“Para një ore kam ardhur nga Miloti, kam qenë në shtëpinë e Klisman Reçit. Kjo histori i intereson atij që përfiton, ai që është në pushtet, ai që është hartuesi i telenovelës. Jam detyruar të dilja live prej censurës. Emisione që kanë ndenjur me muaj që nuk jepeshin, nuk donin. Kjo është kudo, ka qenë, është dhe do të jetë, ankohen figura botërore që po censurohen. Kur emisioni është live, kam gjetur këtë mënyrë, për t’i shpëtuar censurës. Kam përdorur një metodë tjetër. Më ftonin për një temë tjetër, dhe unë nga mesi i emisionit thoja prit se kemi edhe këtë tjetrën. Kështu i kam nxjerrë këto gjëra. Nuk kam qejf të madh, pasi kam qenë gjithë ditën, kam parë nënën dhe babain e atij djalit që qanin gjithë ditën, s’e kam të lehtë të dal në ekran”, tha Hoxha. /abcnews.al