Artan Hoxha: Rreziku më i madh nuk janë kriminelët me kobure, por kriminelët me kostum

schedule16:04 - 5 Maj, 2020

schedule 16:04 - 5 Maj, 2020

Nga studio e ABC News gazetari Artan Hoxha ka komentuar nismën më të fundit të kryeministrit Edi Rama për amnistinë fiskale, ku është shprehur se një gjë e tillë nuk do të gjenerojë paratë e pista ,por pritet që të legalizojë paratë e bëra nga korrupsioni.

Hoxha në fjalën e tij ka theksuar ndër të tjera se tashmë nuk duhet të kemi frikë nga kriminelët me kobure, por nga kriminelët me kostum.

Lexo edhe: Artan Hoxha: Grupi që vrau në Durrës kreu edhe atentatin e bujshëm në Elbasan

“Propozimi i kryeministrit për amnistinë fiskale, kjo amnisti në fakt duket sikur do të gjenerojë paratë e pista dhe do ti legalizojë në ekonominë shqiptare por sasia e parave që synohen të legalizohen nga kjo amnisti,nuk janë të grupeve kriminale, por atyre të korrupsionit, sasia që u hidhej shqiptarëve nga polikanët e korruptuar është me e madhe se ajo e grupeve kriminale që fitojnë nga trafiku i narkotikeve. Shqiptarëve u vidhen më shumë nga keqeverisja, kjo amnisti synon të legalizojë, paratë e korrupsionit, të PPP, të tenderave që nuk i kanë vjedhur grupet e krimit, por politikanët.

Lexo edhe:Artan Hoxha: Ku gaboi policia me Klevis Allën dhe çfarë mund të deklarojë Altin Ndoci për vrasjet e Durrësit

Rreziku më i madh nuk janë kriminelët me kobure, por kriminelët me kostum, nëse ne do të godasim këtë grup do e kemi më të lehtë ë godasim më pak atë të hgrupeve kriminale. Grupi që dyshohet sot dhe është në hetim për vrasjen e durrësit ka bërë një sërë vrasjesh dhe viktimat kanë qenë persona të sapokthyer dhe kanë marrë informacion ga sistemi TIMS dhe këtë e kanë strukturat profesionale”, tha Hoxha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!