Artan Hoxha: RENEA e arrestoi, gjykata e Vlorës ka liruar Edison Begajn

schedule12:43 - 21 Qershor, 2021

schedule 12:43 - 21 Qershor, 2021

Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije se Edison Begaj i cili u arrestua nga RENEA në lungomaren e Vlorës disa ditë më parë është lënë i lirë nga gjykata.

Begaj u arrestua në lokalin e tij në Vlorë, ndërsa ishte i arrestuar. Në studion e  ABC, Hoxha tha se gjykata e ka liruar me pretekstin se është i plagosur dhe ka probleme shëndetësore, duke i dhënë masën “arrest shtëpie”.

Lexo edhe: Lulëzojnë “shtëpitë e barit”, Hoxha: Aktivitei është masiv, rezidencat në Tiranë në shërbim të kanabisit

“Një muaj më mbrapa ky u kap në lokalin e tij në Lungomare i armatosur. U arrestua.  Ky personi u lirua, u çua në arrest shtëpie nga gjykata. Pse gjykata e Vlorës liron një person që është kapur i armatosur? E liroi me motivin që është i plagosur nga ngjarja e parë. Çfarë të bëjë një polic lokal i Vlorës. Si mendoni se një efektiv i policisë së Vlorës ka më kurajo të shkojë dhe të bëjë veprime. Kur e kap RENEA dhe gjykata e liron.

Rene vajti në disa lokale të piketuara për të dhënë mesazh. Ka një javë që ka rënë intensiteti. Në këto gjashtë qytetet kryesore nuk kemi pasur gjatë kësaj kohe. Vetëm dalja e tyre dha një lloj efekti. Edhe atë që kapi Rena e liroi gjykata. Ai personi që u kap i armatosur  që bë atentati para një muaji  e liroi gjykata. Është e pamjaftueshme për të luftuar në këtë mënyrë krimin e organizuar. Shqipërisë në këtë kohë i dyfishohet popullata. Në këto momente jemi të detyruar që të mbajmë rendin dhe sigurinë,” u shpreh Hoxha.

Edison Begaj është emër i njohur për policinë. Atij iu bë atentat muajin e kaluar ku arriti të mbijetonte. Begaj, është arrestuar edhe më herët nga policia, ku akuzohej për trafikim të drogës dhe armëve, ndërsa njihet dhe si subjekt i OFL. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!