Artan Hoxha publikon videon EKSKLUZIVE: Policit i vendosin eksploziv në banesë, autori “maskohet” me çadër

schedule13:54 - 30 Shtator, 2021

schedule 13:54 - 30 Shtator, 2021

Gazetari Artan Hoxha publikoi sot në ABC Live një video ku duket momenti i vendosjes dhe shpërthimit të një sasie eksplozivi në shtëpinë e shefit të Stacionit të Policisë së Thethit, Prel Milani. Banesa e tij ndodhej në lagjen e njohur si “Zooteknika” në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në 5 janar të vitit 2020 dhe bëri shumë bujë atëherë në media për shkak edhe se Shkodra ishte goditur nga disa vrasje.

Siç duket edhe nga pamjet, autori është maskuar duke vendosur një çadër shiu mbi kokë pasi e dinte që polici mbante kamera sigurie në shtëpi. Këto të fundit kanë fiksuar gjithçka, që prej momentit të ardhjes së autorit, përgatitja dhe shpërthimi.

Gjithçka ndodhi pasi Milani ishte larguar nga shtëpia për në punë, pasi atë natë ishte turn i tretë, ndërsa në banesë ndodheshin fëmijët dhe bashkëshortja e tij.  Për fat të mirë, shpërthimi në atë kohë nuk shkaktoi dëme në njerëz përveç dëmtimeve në banesë.

“Ky personi është para banesës së një punonjësi policie. Në mos gaboj punonte për policinë e Shkodrës. Ai është para oborrit të punonjësit të policisë. Polici sapo ka dalë nga banesa dhe po shkonte merre turnin e tretë. Punonjësi i policisë sapo ka dalë nga banesa dhe ka ikur në punë për të marrë detyrën. Polici ka montuar edhe kamera sigurie.

Ka edhe armë me leje. I shkon një person e ruan. Pret sa ai të largohet nga shtëpia, E di që polici ka kamerë në banesë. Autori shkon para banesës së policit. Më 5 janar nuk bie shi në Shkodër. Ai mban çadër sepse e di që ka kamera. Kamera nuk të zgjidh gjë. Ai e di që polici ka kamerë sigurie. Qëllimi ka qenë të trembë policin dhe për t’i thënë që edhe të shtëpia jote të bëjmë gropën edhe pse ke vënë kamera. Në momentin kur e hedh eksplozivin largohet. Kur policia e shtetit nuk arrin ta mbrojë”, tha Artan Hoxha. /abcnews.al